Penalitetet për biznesin e madh dhe korporatat rriten

Në kohën kur qytetarët presin lehtësim të taksave për vitin e ardhshëm ,qeveria përqendrohet në ashpësimin e prnaliteteve për qytetarët që do ti shmangin ato .

Ashpërsimet e gjobave janë për bizneset e mëdha, ku kërkohet dyfishimi i saj në rastet kur është fshehur, apo nuk ka deklaruar të plotë pagën e punonjësve. Për të vetëpunësuarit dhe individët gjoba nuk ndryshon.

Ligji përfshin edhe korporatat në pjesën e penaliteteve për mallrat e pashoqëruar me fatura tatimore. Gjoba e përcaktuar në këtë rast është të paktën 750 mijë lekë.

Gjoba për moslëshim faturash është 50 mijë lekë për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit, 100 mijë lekë për biznesin me xhiro mbi 14 milionë lekë dhe shton gjobën prej 1.5 milionë lekësh për korporatat.

Penaliteti zbutet për individët e detyruar që të dorëzojnë deklaratën e individuale vjetore të të ardhurave. Gjoba për vonesa në deklarimin e saj ulet në 3 mijë lekë, nga 5 mijë që është aktualisht.

Detyrimin për të dorëzuar te tatimet këtë deklaratë e kanë individët që realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. /Euronews Albania

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat