Dhunimi i nënës së dëshmorit të UÇK-së, “fake news” edhe në mediat spanjolle pas atyre serbe: Plagët e vjetra

Mediat spanjolle kanë shpërndarë ditën sotme lajmet e rreme sa i përket ngjarjes ku një e moshuar u dhunua në një azil në Pejë nga stafi.

Ditën e djeshme BalkanWeb publikoi lajmin se ngjarja po përdorej për propagandën serbe, duke pretenduar se e moshuara ishte me shtetësi serbe dhe se ajo po dhunohej nga infermieret shqiptare.


Pre e një lajmi të tillë të rremë kanë rënë edhe mediat spanjolle që kanë raportuar rastin si një ngjarje me pikënisje urrejtje racore nga shqiptarët e Kosovës ndaj qytetarëve serbë që jetojnë atje.

“Imazhet janë të tmerrshme dhe tregojnë karakterin moral të një infermiereje dhe ka mundësi që urrejtja racore, është sërish e pranishme në Kosovë. Është sulmi ndaj një gruaje të moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Kosovë.

Njerëzit që duhet të kujdesen për të tallen me të, e godasin me shuplakë dhe e rrahin paturpësisht, ndërsa viktima përpiqet të mbrohet pavarësisht brishtësisë së saj. Ngacmimi fillon me një shuplakë të parë që bën të qeshin ata që marrin pjesë në këtë skenë kriminale.

E vendosur në qoshe, e mbajtur nga krahët, e moshuara, e pambrojtur, merr disa shuplaka të tjera. Pafuqia e saj është totale. Dhe të qeshurat dhe talljet e infermieres agresore dhe të tjerëve, një mizori e padurueshme.

E vendosur në qoshe, ajo përpiqet të mbrohet duke ngritur këmbën. Një gjest refleks që shkakton më shumë dhunë nga infermierja e cila është arrestuar dhe mund të dënohet me 3 vite burg.

Arrestimet nuk e ngushëllojnë vajzën e viktimës, e cila denoncon trajtimin çnjerëzor. Një shqetësim që rihap plagë të vjetra. Infermierja është shqiptare, e moshuara serbe, vendbanimi është në Kosovë. Një territor që për Serbinë u përvetësua nga shqiptarët e Kosovës”, shkruan media spanjolle./BW

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat