Horoskopi sot

Ujori20 janar – 18 shkurt
Ju qe jeni ne çift do bashkëpunoni shumë me partnerin tuaj sot dhe do krijoni nje ambient shume te favorshëm. Beqarët do jenë shumë të ndjeshëm. Ka mundësi të provoni eksperienca të reja mjaft interesante sidomos nëse personat që do keni pranë keni disa kohë që i njihni. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do iu shtyje të shpenzoni ndërsa Jupiteri të kurseni sa më shumë.

Peshqit19 shkurt – 20 mars
Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft konfuze sot. Tregohuni sa më të sinqertë që të mundeni sepse përndryshe do keni probleme. Mos flirtoni me dikë tjetër sepse partneri do jetë shumë xheloz. Beqarët nuk do kenë fat dhe nuk do e gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar gjërat do kthehen në favorin tuaj. Përfitoni nga influenca e Uranit për të zgjidhur veshtirësitë.


Dashi21 mars – 19 prill
Saturni do të influencoje sektorin tuaj të dashurisë sot. Dita do jetë e zakonshme dhe pa ndonjë histori të veçantë. Beqarët do kenë takime me shumicë dhe do kenë mundesinë të krijojnë edhe lidhje serioze. Merrini gjërat lehtë. Në planin financiar do keni mundësi të bëni edhe transaksione. Situata do jetë e qendrueshme dhe pa asnjë problem.

Demi20 prill – 20 maj
Nëse jeni ne çift, mundohuni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat. Mos bëni gjëra të cilat nuk janë në stilin tuaj sepse partnerit nuk do i pelqejë aspak. Sinqeriteti është mbi të gjitha. Beqarët do kenë një takim të qetë por interesant. Analizoni çdo gjë me kujdes para se të merrni vendime të mëdha. Influenca tek financat do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të arsyeshëm dhe më të organizuar.

Binjakët 21 maj – 21 qershor
Ju që jeni prej disa kohësh çift do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij/asaj. Beqarët do dalin me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumepritur. Tregohuni sa më të hapur në planin material, fati do iu buzeqeshë. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.

Gaforrja – 22 qershor – 22 korrik
Venusi do jete mjaft i favorshem sot per jeten tuaj ne cift. Do jeni sharmante dhe partneri do e shprehe shpesh kenaqesine e te qenit prane jush. Do ndiheni mjaft mire. beqaret duhet te jene me realiste. Mos kerkoni me ngulm personin perfekt sepse ai nuk ekziston. Buxheti do te rritet me shume sesa ju e kishit parashikuar. Nuk do keni per cfare te qaheni ne kete pike, qetesohuni.

Luani – 23 korrik – 22 gusht
Jeta ne cift do jete mjaft harmonike sot. Do jeni ne qejf dhe do beni gjithcka qe ambienti te jete i ngrohte. Momentet e intimitetit do jene teper te vecanta. Nje takim qe kane bere kohet e fundit beqaret do kthehet ne dicka me te thelle. Pergatituni per emocione dhe rrahje zemre. Financiarisht nuk do keni asnje problem. Hyrjet e parave do jene konstante, vetem vazhdoni te kujdeseni per shpenzimet.

Virgjëresha – 23 gusht – 22 shtator 
Marredhenia me partnerin do jete e mire sot dhe nuk do keni asnje problem. Do ndani me te cdo mendim apo opinion. Duhet ta dini se komunikimi eshte ajo qe e mban gjalle nje lidhje. Pasioni per beqaret? Mos e prisni sot sepse nuk do te vije. Mundohuni te merreni me dicka tjeter. Me financat nuk do merreni shume. Ato nuk do kene asnje luhatje nese tregoheni te matur.

Peshorja – 23 shtator – 22 tetor
Nese jeni ne cift duhet te mundoheni shume e te luftoni me veten per t’i qendruar besnike partnerit. Te shumta do jene tundimet. Nen ndikimin e Diellit beqaret do i shtojne dozat e joshjes. Ka shume gjasa qe rrahjet e zemres dhe emocionet te shtohen. Mundesite nuk do mungojne, iu ngelet ju te beni zgjedhjet e duhura. Problemet financiare me ne fund do te zgjidhen.

Akrepi23 tetor – 21 nëntor
Qetësia do të mbizoterojë në jetën tuaj në çift sot. Planetët do kujdesen që marrëdhënja me partnerin mos të ketë asnjë problem dhe bashkepunimi të përforcohet. Pozicioni i yjeve në qiellin e beqarëve do favorizojë më shumë miqesite sesa pasionin e zjarrtë. Në sektorin financiar nuk do keni për çfarë të shqetesoheni. Situata do jetë e qendrueshme edhe pse do bëni ndonjë shpenzim më tepër sot.

Shigjetari22 nëntor – 21 dhjetor
Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka kaluar një fazë të veshtirë, Jupiteri do iu ndihmojë t’i vendosni gjërat në vijë. Dialogu do iu ndihmojë të stabilizoni gjithçka. Beqarët duhet ta heqin menjeherë turpin nëse duan të bëjnë për vete dikë. Mos i humbni mundesitë e mira që do iu jepen. Përfitoni nga kjo ditë e mirë për të vënë në vend edhe të gjitha problemet financiare. Do ia dilni mbanë!

Bricjapi22 dhjetor – 19 janar
Atmosfera në çift do jetë e ngrohtë. Përfitoni për të rregulluar mosmarreveshjet e vogla që keni pasur dhe të bëni plane mbi të ardhmen. Beqarët ka shumë gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Më në fund edhe ju nuk do ndiheni më vetëm. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ndryshe nga zakonisht do jeni impulsivë dhe do bëni shpenzime pa menduar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat