Reali i papërballueshëm, Vllaznia e femrave e nis me humbje në Loro Boriçi

Shkodranet nuk kanë mundur ta nisin pozitivisht fazen e grupeve pasi janë mundur me rezultatin 0-2 në shtëpi, ndaj gjigandëve të Real Madrid.E gjithë ndeshja është zhvilluar nën diktatin e madrileneve, ato kanë dominuar gjithë lojën.

Pjesën e parë edhe pse me një volum loje më të madh, lojtaret e Realit nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54’ Gonzalez Rodriguez E. ka shënuar për miqtë duke kaluar ekipin e sajë në avantazh. Vetëm pak çaste më vonë me anë të një penalltie në minutën e 76’ Cormona ka thelluar epërsinë e Realit në 2-0.

Në minutat në vazhdim edhe pse skuadra kuq e blu provoi të reagonte gjithësesi nuk arriti të shënonte.

Me këtë rezultat u mbyll 90’ i parë i shkodraneve ne aventuren e tyre të parë ne fazen e grupeve të champions league.

Pas gjashtë ditësh, Vllaznia do të udhëtojë drejt anglisë pasi e pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Chelsea.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat