Shumë vite ngeli në harresë, rikthehet në ekran “Doktori”

Gent Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori”, pritet të rikthehet sërish në ekran pas një mungese të gjatë.

Për shumë vite kishte ngelur në harresë, që prej largimit nga Top Channel. Vetëm disa javë më parë ai u shfaq në një intervistë në Syri Tv, aty ku rrëfeu për profesionin dhe jetën e tij. Që aty dukej se i mungonte publiku.

Siç duket, pritjes i erdhi fundi.
Sot Genti i qeshur dhe plot pozitivitet u pa në emisionin e mëngjesit në Syri Tv, ‘Kafe Shqeto’ , me moderatorin Flavio Qarri.


Ai ishte pjesë e emisionit me komentet e batutat e tij karakteristike. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse “Doktori” do jetë pjesë e përhershme e emisionit apo jo.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat